Sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi

Sot, e diel, 2 prill, mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Në garën zgjedhore janë dy kandidatë për presidentë, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç dhe Jakov Millatoviç, kandidati i Lëvizjes Evropa tani.

Sipas të dhënave të fundit, të drejtë vote në zgjedhje, në Mal të Zi, kanë 543.175 qytetarë.

Më së shumti votues ka në Podgoricë, 143,608, ndërkaq më së paku në Shavnik, 1.777 votues, që gjendet në veri të vendit./albeu.com/