Zjarr në parkingun e pallatit në Tiranë, evakuohen banorët, dyshimet e para

Parkingu i një pallati është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të premte. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në Unazë të Re.

Policia bën me dije se nga zjarri janë djegur disa makina.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.Një burrë i ka vënë  në mëngjes zjarrin një furgoni që ndodhej në parkingun e pallatit. Personi në fjalë është baba i dy fëmijëve.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit. Gjithashtu aktualisht zjarri është shuar ndërsa po punohet për të pastruar tymin.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi Policisë

Më datë 13.07.2023, në Unazë të Re, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com/


Shtuar 13.07.2023 14:45

Tags: