Vazhdojnë protestat në Kosovë, sot debat parlamentar për situatën në veri

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot, do të mbajë debat parlamentar për situatën në veri të Kosovës. Ky debat vjen pas zhvillimeve të fundit në veri, ku serbët lokal po protestojnë ndaj vendosjes së kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri.

Protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës vazhdojnë edhe sot për të pestën ditë me radhë.

Numri i protestuesve ka qenë më i ulët dje, krahasuar me ditët paraprake. Kosova është vënë nën presion diplomatik për të shtensionuar situatën, shkeuan REL. Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri.

3 kërkesa që BE-ja ka për Kosovën:

• Zgjedhje të reja tani
• Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to
• Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

“Dështimi për t’i bërë këto, do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell.

Që prej 26 majit situata në veri të Kosovës është tensionuar, pasi qytetarët serbë nisën protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq./albeu.com/


Shtuar 2.06.2023 08:43