Kurti: Propozimi im për marrëveshjen e paqes u refuzua pa u lexuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka propozuar një marrëveshje me 6 pika për paqen, por që ajo është refuzuar ende pa u lexuar.

“Ajo u refuzua ende pa u lexuar, kjo dëshmon për mosgatishmërinë e tyre për marrëveshje”, tha Kurti.

Më tej Kurti ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i lexoi 11 pikat që Serbia ia vendos Kosovës si barrikada, derisa sipas tij, përfaqësuesit serbë nuk deshën të dëgjonin për to.

“Ishim dakord që në fund të gushtit të takohen përfaqësuesit e delegacioneve tona dhe në shtator, të ketë takim mes krerëve tanë. Nuk e kuptoj pse duhet t’i frikësohemi ballafaqimit të së kaluarës, kur e dimë që problemet i kemi nga e kaluara. Është për të ardhur keq që nuk arritëm një marrëveshje të përbashkët. Pala serbe e kundërshtoi shumë ashpër atë”, ka thënë Kurti./albeu.com