Rama thirrje sipërmarrësve në Kavajë: Edhe në Superligë, dhe me pagë minimale kjo nuk shkon

Gjatë vizitës në Kavajë, kryeministri Edi Rama ka takuar dhe sipërmarrës të bizneseve të mëdha, ku foli dhe për rritjen e pagave.

“Gjermania ka vërtetë paga më të larta se këtu, por nuk është dallim i madh aq sa duket. Mendojnë se paga i thotë të gjitha sepse ka një sërë gjërash të tjera që nuk duken, kur sheh pagë me pagë. Janë taksat, shpenzimet e tjera, për qira dhe transport. “Hape xhepin”, thoshte një miku im kur ishim në emigracion. Shqipëria nuk është më ajo që ishte. Fakti që sot jemi në gjendje të bëjmë rritje pagash të pamendueshme të disa viteve më parë, është thuajse dyfishim. Mund ta mbash pagën e ulët por mund të ndodh dhe çudia e atij që tha; sa e mësova gomarin që të mos hante, më ngordhi. Ky sektor ka një shkundje për këtë drejtim, edhe sikur të ndikojë përkohësisht në fitim, por duhet bërë. Nuk mund t’i mohohet punonjësve pensioni. Nuk mund të veprohet më; një çikë në bankë e një çikë në dorë. Kjo ka ndodhur. S’të pranon më njeri kështu! Edhe pse punonjësit mund të mos flasin, në një moment të caktuar të lënë pushkën në faqe. Ata të tjerët ça nuk shkruajnë në program, por kur nuk ke gjë në dorë, ke ça shkruan. Lojtarë futbolli me paga minimale, nuk shkon!”, tha Rama.


Shtuar 15.04.2023 12:04