Qytetarët e Maqedonisë së Veriut viktima të telefonatave që u plaçkitin llogaritë (VIDEO)

Maqedonia e Veriut ka regjistruar nga mëngjesi i sotëm thirrje masovike nga jashtë nga numra të paidentifikuar drejtuar një numri të konsiderueshëm të konsumatorëve.

Për këto thirrje të dyshimta, qytetarët kanë ndarë shqetësimin e tyre nëpër rrjete sociale, duke këshilluar të tjerët që të mos përgjigjen nëse marrin thirrje të tilla. Nga Agjencia për Komunikime Elektronike njoftuan se operatorët mobil do t’i bllokojnë numrat e thirrjet e paidentifikuara që vijnë nga jashtë dhe se gjatë kësaj dite këto thirrje do të ndalen

Sasho Dimitrijovski

“Keqpërdorime kanë ndodhur edhe në të kaluarën, thirrje të tilla kishte edhe vitin e kaluar. Këshilli për qytetarët të mos paraqiten, ndërsa operatorët t’i regjistrojnë numrat, t’i bllokojnë dhe thirrjet do të ndalen brenda ditës”.

Ndërkohë, Telekomi i Maqedonisë ka informuar gjatë ditës së sotme janë regjistruar thirrje nga destinacione të panjohura në drejtim të shfrytëzuesve të tyre qëllimi i të cilës është gjenerimi i komunikacionit të panevojshëm.

Telekom

“Për t’i mbrojtur konsumatorët nga shpenzime të padëshiruara, kompania ka ndërmarr masa sigurie, ka bllokuar numrat e panjohura dhe ka pamundësuar thirrjen drejt këtyre destinacioneve. Bëjmë apel që shfrytëzuesit të jenë të kujdesshëm dhe të mos përgjigjen thurjeve të humbura nga numra të panevojshëm, me qëllim që të shmangen keqpërdorime dhe shpenzime shtesë”.

Nga Telekomi kanë thënë se me siguri bëhet fjalë për sulm të hakerëve dhe kanë porositur qytetarët që nëse marrin thirrje të tilla të dyshimta mos përgjigjen dhe menjëherë t’i paraqesin, në mënyrë që numra të tilla të bllokohen. Mashtrime të tilla viteve të fundit janë regjistruar në më shumë vende të botës. Ky mashtrim ndërkombëtar është i njohur në botë si “Vangiri” ndërsa rrjedh nga Japonia. Në rast se përdoruesi, përgjigjet në thirrje të tilla, mashtruesit e lidhin me numra të ashtuquajtur premium dhe e mbajnë në linjë sa më shumë të jetë e mundur dhe sa më shumë që të zgjat linja aq më shumë do të kushtoj thirrja dhe përfitimi i tyre do të jetë më i madh, duke bërë që fatura të arrijë shumë astronomike.

/SHENJA/


Shtuar 19.02.2020 16:45