Biden e konfirmon: SHBA do t’i dërgojë Ukrainës tanke Abram

Presidenti Joe Biden ka njoftuar se SHBA do të dërgojë 31 tanke Abram në Ukrainë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai tha: “Po njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke Abram në Ukrainë, të barazvlefshme me një batalion ukrainas.

Sekretari Austin e ka rekomanduar këtë hap, sepse e gjithë kjo rrit kapacitetin e Ukrainës për të mbrojtur territorin e tij për të arritur objektivat strategjikë.

Biden tha gjithashtu se Uashingtoni po i jep Ukrainës pjesët dhe pajisjet e nevojshme dhe do t’i sigurojë personelit ukrainas trajnime. /albeu.com


Shtuar 25.01.2023 18:14