Pas largimit nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Nano rikthehet studimeve, nis masterin

Gledis Nano është një nga 40 fituesit e degës së Masterit Ekzekutiv në Kriminologji, pranë Fakultetit të Drejtësisë, raporton Top Channel.

Kështu, pas largimit nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Nano i është rikthyer studimeve.

Në fund të muajit gusht, Nano dha dorëheqjen pas ngjarjeve të njëpasnjëshme kriminale dhe zhdukjes së Ervis Martinajt. Në vend të tij u emërua Muhamet Rrumbullaku./albeu.com