Tragjike! Përplasen tre mjete në Rrugën e Kombit, humb jetën fëmija i mitur, një makinë përfshihet nga flakët (VIDEO)

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në “Rrugën e Kombit”. Tre makina janë përfshirë në një aksident, dhe për pasojë ka humbur jetën një fëmijë rreth 3 vjeç.

Burime bëjnë me dije se fëmija i mitur ka qenë në makinën që po digjej dhe ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i saj është dërguar në spital me plagë të rënda.

Siç mund ta shihni nga pamjet e siguruara nga albeu.com, përplasja mes mjeteve ka qenë aq e fortë saqë një nga mjetet është përfshirë nga flakët.

Njoftimi i Policisë:

Milot/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz ” .

Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/albeu.com

 


Shtuar 27.12.2021 16:45