Tronditet Greqia, vriten me armë zjarri 6 persona

Tronditet Greqia. Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë.

Mediet greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Artemidës, në lindje të Athinës.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për larje hesapesh.

Pesë prej viktimave ndodheshin në një automjet, ndërsa njëri u gjet jashtë makinës e cila raportohet ka targa gjermane.

Forca të forta të ELAS-it kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën./Albeu.com 


Shtuar 11.09.2023 18:19