“Me shpejtësi më të lartë se zëri”, Rusia teston raketën hipersonike Zircon

Rusia ka tentuar një tjetër raketë hipersonike.

Bëhet fjalë për raketën Zircon (Tsirkon) të lëshuar nga një fregatë, test i cili përfundoi me sukses, sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Lëshimi testues u krye në Detin Barents dhe goditi me sukses një objektiv detar në një distancë prej rreth 1.000 kilometrash, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin tha se raketat e reja, të afta për të arritur një shpejtësi prej rreth 9 Mach dhe për të goditur objektiva rreth 1 000 kilometra larg, do të vihen në detyrë luftarake në të ardhmen e afërt.

Kujtojmë se pak ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara testuan një raketë hipersonike./albeu.com/