Aksident i rëndë në Bulqizë, makina del nga rruga, lëndohet shoferi dhe tre pasagjerët

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë. Një makinë ka dalë nga rruga, e për pasojë janë lënduar shoferi i mjetit dhe tre pasagjerët.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë rurale Ura e Çerenecit – Ostren, ndërsa banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe ambulancen të cilët shkuan në vendngjarje duke ju dhënë ndihmën e parë.

Sakaq mëoset se katër të lënduarit janë transoortuar më spitalin e Bulqizës, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të askidentit./albeu.com/


Shtuar 19.01.2023 17:44