Brazili “poker” Koresë së Jugut, tani Seleçao përballet në çerekfinale me Kroacinë (VIDEO)

Brazili ka shkatërruar 4-1 Korenë e Jugut duke siguruar kaliminin në çerekfinale teksa tani Seleçao do të përballet me Kroacinë.

Sa i përket golave, Vinicius JR gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 7′, ndërsa Neymar dyfishoi nga pika e bardhë, më pas shënuan Richarlison 29′ Paqueta 36′.

Në pjesën e dytë Korea e Jugut shënoi golin e vetëm me Paik Seung-Ho 76′.

Ndeshja mes Brazilit dhe Kroacisë luhet më 9 dhjetor në orën 16:00. /G.D albeu.com/

 

 


Shtuar 5.12.2022 21:57