Grupi i Alibeajt me kandidatët e saj në zgjedhjet lokale, Paloka: Qëllimi i tyre nuk paska qenë bashkimi, por zhbërja e statutit të PD

“Qëllimi i grupit të Alibeajt nuk paska qenë bashkimi i PD-së”, kështu u shpreh për mediat Edi Paloka pas deklaratës së Enkelejd Alibeajt se do të dalin me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale.

“Duhet ta them sot, se duke lexuar deklaratën e grupit të Alibeajt, qëllimi nuk paska qenë bashkimi, por zhbërja e statutit të PD-së”, tha Paloka.

Ai gjithashtu ka zbuluar se çfarë i ka propozuar Bardhit dhe si i ka pritur PD kërkesat e grupit të Alibejat.

“Gjatë gjithë kohës, PD i ka krijuar të gjitha hapësirat e mundshme në mënyrë që bashkëpunimi dhe ndërthurja e kandidatëve dhe asaj pjese që nuk është angazhuar në struktura të ishte e plotë. E vetmja gjë që s’kemi hyrë në diskutime kanë qenë primaret. Statuti, edhe i vjetri, i ka primarët. Nuk asnjë pikë që mbete për përplasje primare dhe gjatë gjithë kohës a qenë heqja e primareve. Të deklaratë kërkohej eliminimi i strukturave të PD të ngritura në një vit të vështirë. Theksohej që kërkohej një strukturë me numër të barabartë dhe të merren vendime me votë unanime. Praktikisht ishte një veto që kërkohet në raste jo për të bashkëpunuar, por që në ditën e parë kur kërkon bllokim procesi. Pse duhet të kërkohet veto, dhe jo me armikun, por brenda partisë tënde ku presupozohet se ke hyrë me vullnet. Jemi në një gjyq absurd”, tha Paloka./albeu.com


Shtuar 1.11.2022 19:01

Tags: ,