Ministrja e Financave: Muajin e ardhshëm rritet paga minimale dhe pensionet

Ministrja e Financave Delida Ibrahimi, ka deklaruar se për shkak të krizës, ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë është vendosur që të rriten me 9.5% pensionet dhe me 2 mijë lekë paga minimale.

“Vendimi për indeksim pensionesh, do ta çojmë në 9.5%. Nga ky vendim përfitojnë të gjithë pensionistët. Gjithashtu morëm vendim për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi. Paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky është një vendim që prek një numër të mëdha të punësuarish. Në total kemi rreth 900 mijë qytetarë shqiptarë që përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe pagës minimale”, tha Ministrja.

Ndërsa pyetjes se dhe për sa kohë do të vazhdojnë Bordet, Ibrahimaj u shpreh: “Kemi marrë një vendim sapo lufta filloi dhe sapo çmimet filluan të rriten, ne kemi vendosur që jemi një qeveri që mbështet tregun e lirë dhe jo ndërhyrjet në përcaktimin e çmimeve. Ndaj vendosëm që të formojmë këto dy borde, të cilat kanë bërë  punën e tyre dhe limitimin e çmimeve, pa ndikuar në rritjen e çmimeve. Ne do të vazhdojmë të mbajmë bordet për karburantet dhe ushqimet, përsa kohë do ndikohemi nga rritje eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare me qëllim garantimin që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm dhe limitim të spekulimeve me çmimet”./albeu.com

 


Shtuar 14.09.2022 12:37