Ulet fuqia blerëse, nënproduktete qumshtit pësuan rritje me rreth 40%

Qumështi dhe nënproduktet e tij gjatë këtij vitit kanë pësuar rritje me rreth 40%, duke sjell ulje të fuqisë blerëse të konsumatorëve. Familjet konsumojnë më pak djathë për shkak të çmimeve të larta. Një kilogram djathë dele kushton 1200 Lekë nga 700 apo 800 Lekë/kg që ishte më parë. Një kilogram djathë lope nga 400 -500 Lekë/kg tashmë është 800-900 Lekë.

Rënia e fuqisë blerëse sipas përfaqësuesve të industrisë përpunuese të qumështit nuk ka bërë të ndihet mungesa e djathit në treg, e cila ishte paralajmëruar gjatë verës për shkak të reduktimit të lëndës së parë.

“Prej dy muajsh kemi rënie të fuqisë blerëse në produkte të caktuara 15%, por ka produkte që ka rënë 20 apo 25%. Rënia më e madhe e fuqisë blerëse është në të gjitha produktet, si në produktet e kosit dhe qumështit, veçanërisht në produktet e djathit”, ka thënë Donjaldo Hoxha nga shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit.

Dy muajit e fundit kemi një rënie të fuqisë blerëse 15-25%…. Shqetësim për është rritja e çmimit të qumështit të freskët.

Problematikat kryesore janë, çmimi shumë i lartë i qumështit të freskët që vjen nga fermerët, madje është çmimi më i lartë në rajon. Nëse do bëjmë një krahasim ne kemi një çmim prej 30-35% më të lartë sesa çmimi i qumështit që kemi në rajon, konkretisht në Serbi apo Maqedoni apo në Kosovë. Arsyeja pse ne kemi çmim më të lartë të qumështit, vjen për shkak të kostove të larta që kanë blektorët dhe fermerët shqiptarë”, ka thënë Hoxha.

Problematikë në këtë sektorë mbetet dhe informaliteti I cili ndikon dhe të vështirësitë që hAsin fermerët dhe kompanitë që përpunimit të qumështit.

“Në sektor vetëm 11-15%, e sektorit është formal, ndërsa e gjithë pjesa tjetër është informal. Rrezikohet siguria ushqimore dhe gjithashtu rrezikohet stabiliteti financiar i gjithë blektorëve dhe sektorit të përpunimit”, ka thënë Hoxha.

Gjatë vitit 2021 vendi ynë regjistrojë  ulje të ndjeshme të bagëtive me rreth 90 mijë krerë në krahasim me vitin 2020,  ndërkohë që rënia më e madhe ishte e deleve me rreth 58 mijë krerë më pak, kjo gjë rrezikon falimentimin e kompanive vendase por edhe fermerët./klan news

ÇMIMET E PRODUKTEVE TE BULMETIT

Ishte                 Bëhet

Qumësht      110 lekë/l        170 lekë/litri

Djath dele     800 lekë/kg      1200 lekë/kg

Djath lope     500 lekë/kg        900 lekë/kg

NUMRI I KRERËVE TË BLEKTORISË (mijë krerë)

VITI               2020                 2021

Lopë                289,                    278

Dele               1.174                 1.116

Dhi                   619                    599