Pse kërkohet nga FBI ministri i Brendshëm taleban në Afganistan

Ditën e sotme talebanët shpallën qeverinë e rë të përkohshme në Afganistan. Detyrën e ministrit të Brendshëm e ka marrë Sirajuddin Haqqani, një nga njerëzit më të kërkuar nga FBI-ja.

Haqqani kërkohen nga FBI lidhur me sulmin në janar 2008 në një hotel në Kabul, i cili rezultoi në vdekjen e gjashtë personave, mes tyre edhe një qytetar amerikan.

Ai besohet të ketë koordinuar dhe marrë pjesë në sulmet ndërkufitare kundër Shteteve të Bashkuara dhe forcave të koalicionit në Afganistan.

Haqqani gjithashtu thuhet se ishte përfshirë në komplotin për të vrarë Presidentin Afgan Hamid Karzai në 2008.

FBI po ofron deri në 5 milion dollarë informacion që mund të çojnë në arrestimin e tij./albeu.com