Nagelsmann i tregon sërish stolin De Ligt

Edhe pse Bayern Munchen e bleu për 80 milionë euro, kjo nuk do të thotë se atij i është premtuar vendi në formacionin titullar. Kështu funksionojnë gjërat në skuadrën e Julian Nagelsmann i cili nuk ka ndërmend ta aktivizojë De Ligt nëse nuk do të jetë plotësisht i bindur gjendjen e mbrojtësit holandez.

Nuk e zgjodhi titullar në ndeshjen hapëse ndaj Eintracht Frankfurt dhe nuk do të zbesë në fushë që nga minuta e parë edhe në sfidën e javës së dytë ndaj Wolfsburg ku titullarët do të jenë Upamecano dhe Lucas Hernandez. Për këtë temë foli edhe trajneri Nagelsmann:

“Momentalisht nuk kam asnjë arsye për të bërë ndryshime në mbrojtje. Të gjithë janë lojtarë të rëndësishëm në skuadrën që kam në dispozicion dhe nëse nuk ndodh diçka e jashtëzanonshme nuk kam arsye të ndryshoj. Sigurisht që si De Ligt ashtu edhe Sane nuk janë të lumtur me këtë situatë por rivalët në pozicionet e tyre po bëjnë shumë mirë dhe unë dua lojtarë që mund të nisen nga pankina e të bëjnë diferencën”.


Shtuar 13.08.2022 19:30