Koronavirusi në Shqipëri, merret vendimi për Skënderbeu – Kukësi

Ditën e sotme në Shqipëri u raportuan dy persona të prekur nga koronavirusi.

Qeveria menjëherë mori masa duke mbyllur shkollat dhe aktivitet kulturore dhe sportive deri në 3 prill.

Burime të “Neës24” bëjnë me dije që përballja e sotme Mes Skënderbeut dhe Kukësit do të zhvillohet në Korçë por pa tifozë.

FSHF i ka dorëzuar qeverisë një kërkesë që aktivitetet sportive mos pezullohen por të zhvillohen me dyer të mbyllur ashtu siç po vepron Serie A.

Mbrëmjen e djeshme janë konfirmuar dy personat e parë për Shqipërinë, babë e bir, të prekur nga koronavirusi.


Shtuar 9.03.2020 12:23