Lirohet nga burgu shtetasi turk Selami Simsek

Gjykata e Apelit Tiranë pranon kërkesën e shtetasit turk Selami Simsek për ta liruar nga qelia për shkak se i ka mbaruar afati i paraburgimit. Vendimi sapo është marrë.

Gjykata e Tiranës vendosi në fund të muajit janar dënimin me 12 muaj burg të Simsek për akuzën ‘falsifikim dokumentesh’, ndërsa u kap në tentativën për tu larguar drejt Kanadasë me pasaportë false.

Rasti i Simsek u bë shumë mediatik pas ekstradimit të Harun Çelik drejt Turqisë, pasi kërkohej si gylenist, bashkëpunëtor në puçin e organizuar nga Erdogan pak vite më parë.

Simsek gjithashtu kërkohet nga autoritetet turke për të njëjtën vepër penale, ndërsa ky i fundit ka kërkuar azil në Shqipëri me pretendimin se në Turqi i rrezikohet jeta.


Shtuar 9.03.2020 12:52