“Duan të na shohin të thyer e të ndarë”, Bardh Spahia: Sot qeveria na ka frikë!

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka mbajtur fjalimin e tij në protestën e opozitës së bashkuar para kryeministrisë.

Gjatë fjalës para mijëra demokratëve në shesh, Spahia u shpreh se sot, qeveria që i do të përvarë dhe kokulur, ka frikë.

“Sot kemi fituar një betejë. Sot qeveria ka frikë nga ne, ka frikë nga ju. Ata duan të na shohin të thyer e të ndarë, por sot jemi të bashkuar. Jo vetëm demokratë, por dhe socialiste dhe njerëz pa parti. Duan të na shohin kokulur, por jemi koke lartë duke parë ndryshimin që vjen. Duan të na shohin të dorëzuar, por nuk jemi dorëzuar dhe as nuk do të dorëzohemi kurrë”, tha Spahia./albeu.com


Shtuar 12.11.2022 17:46