Yuri Kim drejt largimit nga Shqipëria, nis turin e lamtumirës në Tropojë: Me ju ndihem si me familjen time

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka nisur turin e  lamtumirës në Shqipëri, pasi është në përfundim të mandatit të saj si diplomate amerikane në Shqipëri.

Yuri Kim ka zgjedhur të nisë yurin  e lamtumirës në Tropojë.

Ajo është takuar me disa qytetarë të Tropojës, ndërsa u ka thënë banorëve të zonës: Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time.

“Ambasadorja Yuri Kim ka vizituar Tropojën për të nisur procesin e lamtumirës teksa përfundon detyrën e saj në Shqipëri. Gjatë vizitës së saj në Bajram Curri, ajo u takua me qytetarë të zonës, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj për Tropojën si një nga vendet e saj të preferuara në Shqipëri.

Duke vënë në dukje rrënjët e saj familjare në male, ambasadorja Kim falënderoi tropojanët për mikpritjen e ngrohtë dhe u tha atyre: “Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time”thuhet në njoftimin e ambasadës.

Yuri Kim do të zëvendosohet nga  diplomati David J. Kostelancik, i cili aktualisht mban pozicionin e drejtorit në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Sht

Yuri Kim mori votëbesimin si ambasadore e SHBA në Tiranë nga senati amerikan në 29 nëntor 2019. Ajo zbriti në Tiranë në 22 janar të 2020.

Tashmë ajo është në përfundim të mandatit të saj.

Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën./albeu.com/