Protesta për vrasjen e gruas shtatzënë në Prishtinë, arrestohet një aktiviste (VIDEO)

Në protestën e organizuar pas vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-burri i saj është arrestuar aktivistja nga Mitrovica, Neri Ferizi.

Aktivisti Rron Gjinovci ka publikuar një video ku shihet Ferizi duke u përcjëllë nga policë civilë.

“Polici civil sapo e arrestoi Neri Ferizi ne oborr te Kuvendit pasi ne ndërtese te Qeverise u hodh nje mjet zjarrevenes”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Gazeta Express raportoi para pak minutash se protestuesit kanë hedhur mjete zjarrvënëse në drejtim të objektit kryesor të Qeverisë së Kosovës./express