E BUJSHME/ Man United pezullon CR7, do të punojë individualisht në stërvitje dhe jashtë ndeshjes ndaj Chelsea

Sulmuesi Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në gjendje të stërvitet me Manchester United.

Njoftimi zyrtar është publikuar nga vetë Manchester United në faqen zyrtare teksa, pritet që trajneri Erik ten Hag të largojë portugezin nga stërvitja me ekipin e parë dhe 37-vjeçari do të duhet të punojë individualisht.

Gjithashtu, Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen me Chelsea në kuadër të javës së 13 të Premier League.

U raportua se vetë lojtari nuk pranoi të hynte si zëvendësues në fund të takimit. /G.D albeu.com/

 


Shtuar 20.10.2022 19:40