Rusia akuzon SHBA-të: Po planifikojnë sulme kimike në Ukrainë, ne do i gjejmë fajtorët

SHBA po përgatit provokime në Ukrainë me përdorimin e kimikateve toksike, ka pretenduarMinistria ruse e Mbrojtjes.

Ministria citoi ish-ambasadorin e SHBA në Moskë John Sullivan të ketë thënë se “trupat ruse po planifikojnë të përdorin armë kimike në zonën e “operacionit ushtarak special”.

“Ne e konsiderojmë informacionin një reflektim të qëllimit të SHBA-së dhe bashkëpunëtorëve të saj për të vazhduar me provokime në Ukrainë me përdorimin e kimikateve toksike”, tha Igor Kirillov, kreu i njësive të RBK (Armë Radiologjike, Biologjike dhe Kimike) të Rusisë, sipas Reuters.

Ai shtoi se Moska do të identifikojë dhe ndëshkojë fajtorët e vërtetë. /albeu.com


Shtuar 28.02.2023 07:40