“Rusët vranë dy herë më shumë civilë se nazistët”

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka deklaruar se qëllimi i Rusisë është të pushtojë sa më shumë territor të jetë e mundur, ndërsa sulmet ruse në lindje janë në rritje.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Mariupol është shprehur se forcat ruse kanë vrarë dy herë më shumë civilë se nazistët.

“Rusët kanë vrarë dy herë më shumë civilë në Mariupol sesa gjermanët nazistë”, ka thënë Vadim Bichenko.

Nga ana tjetër një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës tha se rusët kishin shtuar sulmet e tyre në Ukrainën lindore, duke shtuar forcat e tyre dhe duke shtuar se ata planifikonin të aneksonin sa më shumë territor që të ishte e mundur.