A do të rikandidoni për Lezhën? Ndreu: Nuk them se jam më i miri, por më të mirë se unë s’ka

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka marrë mandatin në vitin 2019 dhe prej 3 vitesh është në krye të bashkisë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo ai tregoi nëse do të rikandidojë përsëri në vitin 2023.

Ndreu: Nëse do mendimin tim, po! Nuk them se jam më i miri, por më të mirë se unë s’ka.

Në vitin 2023 në gjithë vendin do të zhvillohen zgjedhjet vendore. Në 6 mars 2022 u zhvilluan zgjedhjet e pjesshëm vendore në 6 bashki, Shkodër, Rrogozhinë, Vorë, Dibër, Lushnje dhe Durrës.


Shtuar 30.06.2022 22:22