Chelsea i “trëmbet” largimit të Rudiger, hedh sytë nga Real Madrid

Gjermani Rudiger është i preferuari I Real Madrid dhe interesimi për të është i lartë.

Nga ana tjetër Rudiger nuk dëshiron ende të ulet për të biseduar mundësinë e rinovimit me klubin anglez. Kështu, Chelsea ka hedhur sytë nga mbrojtësi i Real Madrid, Eder Militao.

Blutë e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë mbi 40 milion euro për qëndër mbrojtësin e “Los Blancos”. Real Madrid nuk është shumë i bindur për të larguar brazilianin por nëse Rudiger nuk rinovon deri në fund të sezonit me anglezët, kjo do t’i hapte rrugën mbrojtësit gjerman për të kaluar tek spanjollët dhe këta të fundit mund të lejonin transferimin e Militao tek Chelsea./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 15.11.2021 14:41