Përfundon takimi i Metës me ambasadorët e BE-së, çfarë u fol

Ka përfunduar takimi i Presidentit Ilir Meta me ambasadorët e BE, dhe mësohet se pika e diskutimit është Reforma Zgjedhore për të cilën Ambasada Amerikane ka përgatitur një draft.

Por vlen të theksohet se gjatë ditës së sotme presidenti Meta ka pasur një takim me opozitën jashtëparlamentit, ndërkohë që këshilltarët e tij takuan në Presidencë ambasadorët Yuri Kim dhe Peter Zingarf.

Në një deklaratë zyrtare pas takimit me opozitën Presidenca njoftonte se:

“Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.


Shtuar 21.05.2020 10:28