Ocampos “heroi” i Sevillas, shënon gol dhe bën një pritje të bukur (VIDEO)

Ishte pikërisht Ocampos që shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Sevillan, në një ndeshje shumë të luftuar. Megjithatë ish-sulmuesi i Milanit nuk shkëlqeu vetëm në sulm, por edhe në portë.

Në minutat e fundit portieri i Sevillës u dëmtua dhe trajneri i kishte kryer të gjitha zëvendësimet, me Ocampos që vendosi të marrë rolin e portierit.

Ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, i cili në minutën e 99-të të ndeshjes bën një pritje shumë të bukur, duke i siguruar fitoren ekipit të tij.


Shtuar 7.07.2020 10:48