Ra nga kati i shtatë i pallatit, ndërron jetë e moshuara në Tiranë

Një 87-vjeçare në Tiranë ka ndërruar jetë këtë të premte, pasi dyshohet se ka rënën nga kati i shtatë i pallatit ku banonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në Tiranë.  Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes tragjike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.06.2023, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/