Kupa e Botës: Argjentinës nuk i lejohet hapi fals, Franca përballë Danimarkës

Sot do të luhen 4 sfida të vlefshme për grupet e Kupës së Botës.

Dita do të startojë me Tunizi-Australi, ku në orën 11:00 skuadrat do të luajnë për një tentativë për të bërë mrekullinë në rënditjen e grupit.

Ndeshja pasuese, ajo e orës 14:00 do të jetë midis Polonisë dhe Arabisë Saudite. Këta të fundit, pasi bënë mrekullinë në ndeshjen ndaj Argjentinës, do të tentojnë përsëri sot të bëjnë të njëjtën gjë përballë polakëve të Lewandowskit.

Sfidë interesante do të jetë ajo e orës 17:00, ku Franca do të përballet me një ekip kompakt dhe aspak të lehtë, me atë të Danimarkës.

Mbrëmja do të mbyllet me një përplasje latine, ku Argjentina e Messit do të përballet me Meksikën në orën 20:00. Të kaltërit e Scalonit nuk kanë gjë në mendjen e tyre sot përveç se fitores së detyrueshme, pasi hapi fals do të detyronte ata të bënin gati valixhet./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.11.2022 07:55