Dy vëllezër në Tiranë bëjnë për spital njëri-tjetrin

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, (vëllezër) pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Sipas bluve, u bë arrestimi i shtetasve A. K., 45 vjeç, dhe B. K., 42 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com


Shtuar 15.06.2023 14:42