Takoi Fredi Belerin në qeli, i dërguari i Micotaqis flet për mediat: Të lirohet sa më parë, po krijohet rrezik serioz i marrëdhënieve mes dy vendeve

Teksa kryebashkiaku Fredi Beleri qëndron pas hekurave, sot ai pati një takim me deputetin grek të partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos.

Athina zyrtare, si duket,  nuk heq dorë nga kërkesa e saj për lirimin sa më parë nga burgu të Belerit, i cili u arrestua pak ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, me akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Zyrtari grek në një konferencë për mediat theksoi se Beleri duhet liruar sa më parë, pasi izolimi i tij është një skenar me prapavijë politike.

“Ky është një dhunim i të drejtave civile të Belerit. Nga 31 raste që janë evidentuar për korrupsion, vetëm Beleri ndodhet në burg. Kjo çështje mund të bëhet pengesë për integrimin. Hapi tjetër fatkeqësisht do jetë në BE ndaj Shqipërisë. Nuk kuptojmë pse një i zgjedhur nuk mund të betohet”, tha ndër të tjera Syrigos.


Shtuar 11.08.2023 12:01