Vota pro për vettingun, Duma-PS: Ua kanë vënë kokën në darë! PD po udhëheq situatën, sot fillon çlirimi i politikës

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është shprehur se Partia Demokratike po udhëheq situatën dhe nga sot sipas saj po fillon çlirimi i politikës.

Komentet Duma i bëri gjatë diskutimeve në Kuvend mbi zgjatjen e afateve të vettingut.

Teksa socialistët e cilësojnë si lajm të mirë votën pro të PD-së, Duma tha se nuk kanë çfarë bëjnë pasi ua kanë vënë kokën në darë.

“Pavarësisht sa bërtisni për formula, drejtësi në Shqipëri nuk ka dhe nuk është vendosur. Ju thoni të gjithë sepse ju, sepse ju, gati një dekadë pushtet. Padrejtësia që keni bërë ju është e ndëshkueshme me drejtësi.

Dëgjova këtu dikë që fliste për Dibrën që tha e keni biznesmen kandidatin. E dini ju se duhet t’ja heqim kapelen biznesmenëve. Ju thoni sot se është lajm i mirë se s’keni ç’bëni se dikush tjetër ua ka vënë  kokën në darë. Lajmi i mirë është që PD po e udhëheq tani situatën. Çlirimi i madh i politikës shqiptare fillon edhe nga këtu sot. Drejtësia është ajo që dallon njeriun nga kafsha. Pa drejtësi nuk ka as ekonomi, as mirëqënie, sepse te drejtësia kryqëzohen që të gjitha.

E nisët reformën territoriale si një djallëzi elektorale, ku padrejtësisht një individ fermer në zonat turistike, u thonit se do të quhen të gjithë qytetarë. Ju e përdorët edhe socializmin port të realizuar glorifikimin e oligarkisë”, u shpreh Duma./albeu.com/


Shtuar 10.02.2022 13:46