Berisha: Me Ramën nuk ka zgjedhje, duhet një lëvizje paqësore

Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim online, është shprehur se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe se nevojitet një lëvizje paqësore e shoqëruar me mosbindje civile.

“Edi Rama nuk e pranon votën e diasporës dhe emigracionit. Nuk e pranoi në vitin 2013.

Jam i sigurt se ai nuk e pranon, prandaj teza është se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, nuk duhet të jemi iluzivë.

Forma e vetme me të cilën mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, është ajo formë e përdorur nga të gjitha vendet kundër monizmit dhe ajo është lëvizja paqësore, demokratike gjer në realizimin e qëllimit të saj.

Kjo është bindja ime më e thellë.

Pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile, si element të shenjtë të kësaj lëvizje, këtu zgjedhje dhe votime nuk ka.

Votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës. sepse blerjet janë dy llojesh, nga njëra anë është blerja e të drejtës së votës. Ana tjetër është merr paratë dhe dil e voto për mua. Kjo e dyta, nëse bëhet votimi me detyrim siç e ka Greqia apo Australia.

Një nga miqtë e mi në Australi më ka thënë se kjo është bërë për t’i dhënë fund blerjes së votës. Por Edi Rama nuk e pranon se ai e quan Kodin Zgjedhor një kinezëri. Ai pranon vetëm standarde që i lejojnë atij të manipulojë votën”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 20.05.2023 14:02