“Shkela diçka”, momenti kur Biden pengohet në mes të skenës (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden është penguar në skenë gjatë kohës që po mbante një fjalim para mbështetësve në Nju Jork. Siç shihet edhe në videon që ka qarkulluar në mediat e huaja Biden gjatë kohës që po flet pengohet për një moment dhe u drejtohet të paranishme duke thënë se ka shkelur diçka.

“Oops, kam shkelur diçka. Çfarë është kjo; Është diçka e zezë”, tha Biden.

Presidenti Joe Biden po fliste në një takim me mbështetës demokratë 24 orë para nisjes së procesit të zgjedhjeve për anëtarët e Kongresit ku sipas sondazheve demokratët do të humbasin në disa bastione të tyre. Presidenti Biden ka një histori të gjatë me rrëzime që në kohën kur mori drejtimin e Zyrës Ovale. Më herët ai është rrëzuar nga biçikleta ndërkohë gjatë kohës që ai po ngjiste shkallët e Air Force One u rrëzua disa herë në shkallë për shkak të erës së fortë.


Shtuar 7.11.2022 13:03