A do t’i jepet leje Vuçiçit të vizitojë Graçanicën? Përgjigjet kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nëse do t’i japë leje presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, për të vizituar Graçanicën.

Kurti ka pyetur gazetarin nëse e ka parë kërkesën e Vuçiqit, duke thënë se në momentin që presidenti serb do ta dërgojë kërkesën për vizitë, do ta trajtojë atë me seriozitetin dhe sinqeritetin më të madh.

“A e keni parë kërkesën.. Kur të na e dërgojë kërkesën do ta trajtojmë më seriozitetin dhe sinqeritetin më të madh”, ka thënë kryeministri./Express/

 


Shtuar 14.09.2023 17:15