EMRAT/ E vrau bashkëjetuesi në Elbasan, kush është viktima dhe autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, ku një 37-vjeçar ka vrarë me armë zjarri bashkëjetuesen e tij 37-vjeçare.

Ndërkohë bëhet me dije se e reja që humbi jetën është shtetasja Jetlira Elezin.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Skenderbej” në të qytetit dhe autori, Ramis Mici, është arratisur pas krimit.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/