Apeli i GJKKO-së gjobit avokatin Detar Hysi, arsyeja

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndëshkuar me gjobë avokatin Detar Hysi pasi ai është larguar nga një prej seancave gjyqësore që janë mbajtur për procesin në ngarkim të Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit.

Avokati Hysi është shprehur se gjykata ka tejkaluar kompetencat pasi mbrojtësi ka respektuar marrëveshjen e bërë me klientin e tij që ka deklaruar se kërkon të jetë prezent në çdo seancë.

Hysi përfaqëson Orges Bilbilin që nuk ishte prezent në sallën e gjyqit dhe kërkonte shtyrjen e saj.


Shtuar 31.10.2022 13:10