Artan Lames nuk i “rrojnë” drejtorët: S’ka fund rrumpalla në Kadastrën e Vlorës

Kadastra e Vlorës mesa duket nuk gjen qetësi. Prej kohësh, drejtuesit e saj, pak pasi marrin në dorë postin japin dorëheqjen.

Por këtë herë, rotacioni është zhvendosur në rang zv. drejtorësh pasi më shumë se 8 drejtorë erdhën dhe ikën nga zyra duke treguar se Artan Lame nuk e ka fare nën kontroll situatën tek Kadastra, shkruan albeu.com.

Dy zv. drejtorët Vjola Hima dhe Renato Banushi janë larguar nga detyra, dhe në vend të tyre janë emëruar Rinald Koburja ndërsa pritet edhe emërimi i Jonela Dervishajt.

Tashmë prej 13 korrikut të këtij viti Kadastra e Vlorës drejtohet nga Ani Binaj i cili u prezantua në këtë post nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame.

Kadastra e Vlorës pati një krizë të gjatë në drejtimin e saj, ku në 10 muaj u ndërruan 8 drejtorë. Situatën me largimet, vetë Artan Lame e cilësoi si barsoletë, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë. /albeu.com


Shtuar 14.09.2020 08:45