Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, reagon delegacioni i BE: Indiferenca vret

Delegacioni i BE-së në Tiranë, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar për rastin e publikuar së fundmi në media, të përdhunimit të 15-vjeçares nga 5 persona në Mirditë.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO”, thuhet në postimin e delegacionit.

Ambasadori Soreca e ka ri-postuar mesazhin me mbishkrimin: “JO do të thotë JO. Përshunimi është krim dhe indiferenca vret”.

 

Gjykata ka lënë në burg 5 autorët që abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren në Mirditë. Vendimi u dha nga Gjykata e Lezhës për Artan Kaçorrin, 31 vjeç, Albert Mollën, 27 vjeç, Ermal Tarazhin, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç si dhe A.GJ 17 vjeç, të cilët akuzohen për marrëdhënie intime me dhunë./albeu.com


Shtuar 21.05.2021 14:34