MAQEDONI/ Nga nesër për të hyrë në lokale nevojitet certifikatë vaksinimi me dy doza

Ministria e Shëndetësisë (MSh) njofton se duke filluar nga dita e nesërme, 15 nëntor 2021, për të hyrë në ambiente duhet çertifikatë apo vërtetim për vaksinim kundër Covid-19 me dy doza vaksine apo vërtetim që e keni kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit, duke e llogaritur nga dita e shërimit.

Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë që qytetarët të respektojnë masat dhe të jenë të përgjegjshëm.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar që ta bëjnë këtë sa më shpejt. Vetëm me imunitet kolektiv mund ta mposhtim virusin.” thanë nga MSh.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dje informoi se në 24 orët e fundit, u regjistruan 327 raste të reja me Covid-19, 7 të tjerë ndërruan jetë, ndërkaq 327 të tjerë u shëruan. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 208.992, të shëruarve 193.072, të vdekurve 7.320, ndërkaq për momentin ka 8.600 raste aktive. /portalb/

Për informata më të detajuara për situatën me Covid-19 , klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/


Shtuar 14.11.2021 15:12