Luizi i bën të papriturën, Ronaldo Sharka “hakmerret” menjëherë tek Kiara

Vetëm 2 muaj me parë Ronaldo Sharka debatoi rëndë në rrjetet sociale me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, duke krisur kështu miqësinë e tyre.

Ndonëse ka kaluar kohë që nga drama e tyre, mesa duket “gjakrat” mes tyre janë nxehur akoma.

Së fundmi fituesi i “Big Brother VIP 2” ia ka hequr “followin” në “Instagram” moderatorit, ndërsa ky i fundit është ”hakmarrë” duke mos ndjekur në rrjetet sociale as këngëtarin dhe as moderatoren e njohur.

Ndërkohë kujtojmë se sherri mes treshes filloi disa muaj më parë, kur Ronaldo “thumboi” Kiarën, duke thënë se ajo e ka fituar pozicionin për të moderuar “Kepi i VIP”-ave falë partnerit të saj, Luiz Ejlli.

Lidhur me këto deklarata të ish-banorit të BB VIP reagoi menjëherë këngëtari i dashur për publikun, i cili teksa postoi një video në “Instastory u shpreh se i vjen keq që nuk kishte mundësi të ishte me Kiarën gjatë xhirimeve”.

“Nuk kam pas mundësi me e parë Kiarën mbrëmë tek “Kepi i VIP-ve”. Po shihja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para: Nuk pas mundësi për asnjë sekondë që të jem në krah të saj, dhe e dyta, pash disa personazhe aty që po bënin si koka shkencash, edhe po të isha aty, ju e dini që do të merrnin përgjigjet që meritonin.

Por siç është ajo shprehja, kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle. Po le të hedhin valle, këtu do vijnë prape. Suksese të gjithëve”, u shpreh Luizi.

Nga ana tjetër, disa javë më parë, teksa zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, një ndër ta e pyeti Ronaldo në lidhje me raportin e tij me çiftin, ndërsa ai u shpreh se po pret që dyshja ti kërkojnë falje.