Projekte të reja? Rita Ora sapo njoftoi rolin e saj në Formula E (FOTO LAJM)

Rita Ora, do të jetë një nga komentueset e garës nga shtëpia të Formula E me të gjithë drejtuesit e kategorisë elektrike në emër të Organizatës UNICEF.

Rita do të jetë pjesë e grupit të komntatorëve përkrah Dario Franchittin që mbahet të shtunën në orën 16:30 sipas orës lokale-italiane.

Kampionati i Formulës E do të zhvillohet nga shtëpia, mundësuar nga UNICEF. Këngëtarja e famshme shqiptaro-britanike do të jetë kumbuesja e UNICEF-it dhe do të marrë pjesë në transmetimin direkt, së bashku me reporterët të cilët përfshijnë emrat e njohur si: Jack Nicholls, Nicki Shields dhe pilotin Dario Franchitti, tri herë fitues i Indianapolis 500.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet artistja në një video në Instagram, përmes së cilës tregoi se po mbështeste këtë nismë shumë të veçantë të UNICEF dhe Formula E.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Rita Ora, si ambasadore e UNICEF-it, jam shumë e lumtur të mbështes të gjithë komunitetin e Formula E. Formula E vijnë të gjithë së bashku për të mbështetur UNICEF-in. Unë do të bashkohem me skuadrat dhe vozitësit, që garojnë nga shtëpia për të mbështetur E Sports me UNICEF-in. Që do të thotë se ne do ta shikojmë kompeticion nga shtëpia, kështu që dua t’ju shoh juve atje”, u shpreh Rita.


Shtuar 23.04.2020 17:30