Aktori maqedonas shfryn gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve

Përderisa institucionet shtetërore të RMV’së po sfidohen seriozisht me valën e dytë të pandemisë COVID-19, siç duket gjuha e mosdurimit dhe urrejtjes ndëretnike nuk ka të ndalur dhe vetëm se po vazhdon e të shpërfaqet edhe më tepër.

Nëse javëve të fundit kishim mesazhe fyese nëpër postime e komente të ndryshme nëpër rrjete sociale përmes profileve të rreme, kjo e fundit është më skandalozja në fjalë. Kemi të bëjmë me figurë publike, me profesion aktor, i quajtur Goran Gjurovski – Gjuro, i cili me gjuhë përçmuese vjell vrerë kundrejt shqiptarëve, njofton Realiteti.

Deri më tani nuk kemi reagim nga institucionet përkatëse dhe as kërkimfalje nga i apostrofuari në fjalë për gjuhën e urrejtjes së përdorur.

Me anë të një postimi ai shprehet kështu:

“Për festë të Shpirtërave (festë fetare maqedonase) të përqafoheni të gjithë për inat dhe vafshit në të s’ëmës dhe top do të bëhet.”


Shtuar 4.06.2020 16:44