Zbulohet i infektuari i parë me COVID-19 nga të ardhurit në Shqipëri

Një emigrant shqiptar nga Fieri, i cili u karantinua më 16 prill, u identifikua 7 ditë me vonesë (24 prill) me Covid-19.

Emigranti është vendosur në një hotel me 21 emigrantët e tjerë, megjithëse ka qenë me COVID-19.

Personi i kishte dhënë shenjat, por Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetit Publik Përmet (DSHP), Elvira Pasho, kishte shmangur procedurat standarde.

DSHP e Përmetit kishte raportuar se testet ishin kryer që në ditën e parë të karantimit.

Për të, heroi i identifikimit ishte një drejtues i DSHP nga Gjirokastra, i cili u skandalizua ku u informua se ndaj tyre nuk ishin kryer asnjë test për koronavirus.

Kujtojmë se në total janë 116 emigrantë të karantinuar në hotelet e qarkut te Gjirokastrës.


Shtuar 24.04.2020 18:28