“Muajt ​​në vazhdim nuk do të jenë të lehtë”, Vuçiç: Pres shumë presione dhe kërcënime për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe se pret shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të këtyre kërcënimeve në Kosovë.

“Më duket se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe pres shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve për Kosovën dhe Metohinë nga ata që janë përgjegjës dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve”, tha Vuçiç gjatë një vizite në punimet përfundimtare për rindërtimin e plotë të urës mbi lumin Mllava në Petrovac.

“Por kur sheh sa probleme të tjera ka në botë, është mirë kur mund të ndërtosh dhe punosh dhe të sigurosh një të ardhme të tillë për fëmijët tanë, tha Vuçiç./Albeu.com/


Shtuar 29.08.2023 11:36