Non-grata edhe nga BE? Berisha: Nuk kam informacion

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme nga gazetarët për deklaratën e djeshme të socialistit, Taulant Balla se Berisha do shpallet non grata dhe nga BE.

Nga Shkodra, Berisha tha se nuk ka asnjë informacion për një vendim të tillë si dhe paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se ‘lokomotiva’ e PD-së nuk do ndalet.

Berisha: Nuk kam informacion. BE ka një rezolutë të PE, në të cilën deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk mund të merret me këtë proces gjyqësor. Asgjë nuk e ndalon këtë projekt, ky tren është i pandalshëm, sado të lobojë Rama, kjo lokomotivë do ta nxjerrë atë nga pushteti./albeu.com

 

 


Shtuar 9.09.2022 11:27