Shisnin drogë në Fier, arrestohen dy adoleshentë

Dy të rinj, 18 dhe 17 vjeç janë arrestuar në Fier, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në doza.

Policia bën me dije se të arrestuarve iu gjetën edhe fishekë luftarak e shkop metalik që u sekuestruan së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis.

Njoftimi i Policisë

Bashkëpunëtorë për shitjen në doza, të lëndës narkotike kanabis, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Të arrestuarve iu gjetën edhe fishekë luftarak e shkop metalik që u sekuestruan së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të shitjes së lëndës narkotike kanabis, në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sheqi”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit M. B., 18 vjeç dhe S. Y., 17 vjeç, të dy banues në Fier.


Shtuar 3.05.2023 09:23